“Vuçiç me dy këmbë në Rusi”, avokati: Vetëm përmes trazirave mban pushtetin

schedule15:14 - 6 Gusht, 2023

schedule 15:14 - 6 Gusht, 2023

Presidenti serb, Aleksander Vucic po perdor cdo mjet per te krijuar tensione ne menyre qe normalizimi i marredhenieve Prishtine Beograd te mos ndodh. Kjo është ajo çfarë deklaron avokati serb, Cedomir Stojkoviç ne nje interviste per KosovaPress ku thote se Aleksander Vucic nuk ulet ne dy karrige duke iu referuar marredhenieve me Brukselin dhe Mosken. Stojkoviç deklaron se Vucic tani me e ka beret e qarte qe qendron ne krah te Rusise.

“Unë shoh që Aleksandër Vuçiç dëshiron të përdorë çdo burim që ka për të krijuar tensione dhe për të ndalur pajtimin, sepse nëse krijojmë pajtim mes popujve tanë, atëherë politikanët si Aleksandër Vuçiç do të humbasin publikun e tyre dhe askush nuk do të votojë për ta. Pra, ai ka nevojë për tensione për të shpëtuar pushtetin…Ai ulet vetëm në një karrige që nga fillimi dhe kjo është karrigia ruse dhe gjithçka tjetër është vetëm një maskë, është vetëm një gënjeshtër, është thjesht mashtrim. Ai është djaloshi rus, ai është njeriu rus dhe të gjithë e pamë këtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë”.

Avokati Serb deklaron se nuk mund te kete normalizim te marredhenieve Kosove Serbi per aq kohe sa Aleksander Vucic eshte ne pushtet dhe nuk ka nje fryme te re politike ne Beograd.

“Mendoj se Vuçiç e diskuton këtë [marrëveshjen me Kosovën] me Perëndimin, por jo në mënyrë të ndershme dhe për të pasur marrëveshjen e vërtetë përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kemi në Beograd opsione të reja politike, opsionet që do të shohin se është në interesin më të mirë të Serbisë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare. Askush në Serbi sot nuk e mbron këtë politikë dhe kjo është e vetmja politikë që do të na sjellë zgjidhjen përfundimtare dhe paqen e qëndrueshme, ne duhet ta ndërtojmë atë politikë në Beograd”.

Cedomir Stojkovic thote se regjimi i Aleksander Vucic duhet te jete nen sanskionet e perendimoreve, ndersa I ben thirrje Bruselit qe te bej me shume presion mbi Beogradin Zyrtar ne menyre qe te nderpriten marrdheniet me Rusine.

“Të gjitha problemet në Serbi janë të lidhura në një farë mënyre me ndikimin e Federatës Ruse, Evropa duhet ta kuptojë këtë dhe Evropa duhet të bëjë presion të madh mbi qeverinë serbe që të ndërpresë të gjitha lidhjet me rusët, të ndërpresë të gjitha lidhjet me regjimin e Vladimir Putinit, lidhjet politike, lidhjet energjike dhe çdo lidhje tjetër për të vendosur sanksione kundër Rusisë dhe viza për qytetarët rusë. Dhe nëse e kemi këtë, atëherë do të shohim një situatë ku askush nuk do të fillojë të bëj thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, sepse kur të ndërpriten lidhjet mes Rusisë dhe Serbisë, do të ketë paqe në Ballkan dhe Serbia do të fillojë të ketë politikë të ndryshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!