Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përjashtoi në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Der Standard’, mundësinë që Beogradi ta njohë Kosovën me kufijtë e saj aktualë dhe theksoi se ekziston vetëm një kusht për rifillimin e dialogut.
“Prishtina duhet ta heqë taksën dhe atëherë duhet t’i diskutojmë gjërat pa parakushte. Sidoqoftë, nëse para dialogut të mundshëm thuhet “ne nuk po flasim për territore, nuk po flasim për autonomi për veriun, atëherë për çfarë duhet të flasim”? Në këto kushte, nuk ka negociata”, tha Vuçiç, i cituar nga Koha.
Vuçiç deklaroi se nuk ka mundësi që Beogradi të njohë Kosovën dhe se deri tani, Bashkimi Evropian nuk ka vendosur asnjë parakusht për Serbinë./ABC News Albania