Vuçiç: Kosova është problemi më i madh dhe i vetmi i Serbisë për në BE

schedule16:04 - 24 Tetor, 2018

schedule 16:04 - 24 Tetor, 2018

Kosova është problem më i madh dhe i vetëm për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Vuçiç, i cili shtoi se nëse nuk arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogardit, atëherë do të jetë shumë e vështirë të ruhet stabiliteti në Kosovë.

Pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratat e komisionerit për zgjerim Johanes Han, sipas të cilit Kosova nuk është i vetmi problem i Serbisë në rrugën për në anëtarësimin në Bashkimin Europian, kreu i shtetit serb Vuçiç i është përgjigjur shumë shkurt. Presidenti I Serbisë u shpreh se Kosova ëshët problem më i madh dhe i vetëm për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Por Vuçiç shtoi se Han mund t’i jetë referuar dhe reformës në drejtësi.

Por sipas Vuçiç ky është vetëm një justifikim pasi liderët e BE-së nuk duan që ta thonë hapur, pasi e dinë që ka shumë gjëra negative në momentin që vetëm flitet për Kosovën.

Presidenti serb tha se vendi i tij e do anëtarësimin në Bashkimin Europian, por i vetmi problem për të arritur këtë është Kosova.

Sipas tij shqiptarët po bëhen gjithnjë e më nervozë, dhe kjo do të theksohet nëse Kosova nuk do arrijë të interesohet në Interpol. Por nëse një gjë e tillë do të ndodhë atëherë ata do të festojnë dhe nuk do të pranojnë më asnjë kompromis shtoi ai.

Vuçiç këmbënguli se Serbia dëshiron një kompromis, por tashmë është e qartë se është e pamundur si pasojë e atmosferës politike në Serbinë qendrore dhe në Kosovë.

Ai tha se faktori i jashtëm e ka bërë ët qartë se nuk dëshiron që ët arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në këtë mënyrë do të bëhet gjithnjë e më e vështirë që të ruhet stabiliteti në Kosovë.

“Ata thonë – se do të hapej kutia e Pandorës nëse dicka do të ndryshonte. Atëherë pse ata e hapën në vitin 2008 dhe në vitin 2006?” përfundoi Vuçiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!