Vuçiç: Kosova do vetëm njohjen nga Serbia, por ne mendojmë se nuk është e mundur

schedule16:46 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:46 - 26 Shkurt, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar gjatë një takimi me përfaqësues të listës serbe në Kurshumli, se pritshmëritë e institucioneve të Kosovës për njohje reciproke nuk janë të realizueshme.

 “Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë”, ka thënë Vuçiç.

Ai tha se Prishtinës nuk i pëlqen marrëveshja e Uashingtonit, por kërkon vetëm njohjen e shtetit. “Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, ka shtuar tutje Vuçiç.

Vuçiç premtoi përkrahje financiare për të ndihmuar serbët në Kosovë që të punësohen e për të realizuar projekte infrastrukturore. Në fund ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar Listën Serbe./mv.abcnews.al