BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare.
Ai u shpreh se kashpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia aktualisht.
Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe ka treguar mbështetjen për Serbinë.
“Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç./ abcnews.al