Vuçiç: Kemi presion të madh që të njohim Kosovën

schedule10:02 - 9 Maj, 2023

schedule 10:02 - 9 Maj, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se takimi me “pesëshen evropiane” më 20 janar ka qenë nga më të vështirat për të.

“Kur sheh kaq shumë sulme ndaj meje, ato nuk janë sulme ndaj meje, atyre nuk u intereson ndonjë Vuçiç. Për ata është e rëndësishme që Serbia të jetë e dobët. Nuk është faji im sepse jam i paarsyeshëm, por që nuk do të lejojë të ndodhë ajo çfarë ata po propozojnë, që Serbia të humbë gjithçka dhe të tjerët fitojnë”, ka thënë Vuçiç

Sipas Vuçiçit, Serbia nuk mundet pa Evropën, sepse 60 për qind e tregtisë së saj është me BE-në, shumica e investimeve vijnë nga BE-ja, ndërsa qindra mijëra njerëz punojnë në fabrikat e tyre.

Ai po ashtu ka theksuar se në çdo takim ka qenë nën presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa kërkesat që Serbia ta njohë Kosovën janë bërë më rrallë, por me ton më të ashpër.

“Do të shohim, do të ketë bisedime në nivel teknik”. Pres një situatë të vështirë për njerëzit tanë në rajon, veçanërisht në bisedimet me Prishtinën. Do të ketë probleme, por ne nuk do të ikim nga biseda”, nënvizoi presidenti serb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!