Vuçiç: Kam luftuar dhe do të luftoj për ta ruajtur imazhin e popullit serb

schedule17:43 - 15 Shkurt, 2020

schedule 17:43 - 15 Shkurt, 2020

Është dita e shtetit të Serbisë. Kjo festë kremtohet me shumë aktivitete dhe ceremoni.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zgjedhur ta kalojë atë gjysmë në punë dhe gjysmë në festë. Në një takim mblodhi serbët e rajonit për të diskutuar gjendjen jo vetëm në Kosovë, por edhe Mal të Zi e Bosnje. Takimi u zhvillua edhe në praninë e patrarkut të kishës serbe, Irinej, i cili kërkoi unitetin e popullit serb për tu përballur me të keqen. Vet Vuçiç duke folur se sa e rëndësishme është paqja në rajon, tha se Kosova ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por, pak foli për takimin e Mynihut.

“Ne do të luftojmë për mbrojtjen e respektit të Serbisë në botë, ashtu sic kam luftuar mbrëmë pas fjalëve të tmerrshme që janë thënë për ne në njerin pej paneleve lidhur me atë se si e kemi okupuar Kosovën, se si kemi bërë krimet më të rënda dhe gjenocid. Kam luftuar dhe do të luftoj për ta ruajtur imazhin e popullit tonë duke luftuar për të vërtetën në cdo vend të botës”, ka thënë Vuçiç: .

Burimet e shtypit serb thonë Vucic e ka bërë kryeministrin e Kosovës të hesht. Por, sipas tyre, Vucic e ka mbrojtur interesin e shtetit.

Analisti Dushan Janjiç, beson se nuk do të ketë mundësi për dialog intensiv. Mundësia për kompromis dhe një marrëveshje finale duket e vogël, edhe pse nuk përjashton mundësinë e firmosjes së një letre që shpreh vullnetin për marrëveshje.

“Derisa pala e Kosovës të analizoj platformën e saj, të bëj ndryshime në ekip dhe evropianët ta prekin terrenin më të dërguarit dhe vetëm atëherë pres që, në vjeshtë, të kemi diskutime konkrete. Por, që sot do të ketë aktivitete për të përgatitur ekipet shtetërore dhe ato ndërkombtëare për një proces më efikas, por pa shumë prani të publikut”, ka thënë Janjic.

Serbinë e presin zgjedhjet. Presidenti serb ende kërkon kompromis, edhe pse gjithnjë shpreh pesimizëm për një mundësi të tillë./abcnews.al