Vuçiç jep llogari para patriarkut Irinej për paktin me Kosovën

schedule22:47 - 14 Shtator, 2020

schedule 22:47 - 14 Shtator, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të hënën me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, theksohet se Vuçiç e informoi patriarkun për bisedimet me Kosovën, që janë mbajtur në fillim të këtij muaji në Uashington dhe Bruksel, si dhe për bisedat e tij me udhëheqës botërorë.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Marrëveshja është nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan REL.

Pas takimit në Uashington, Hoti dhe Vuçiç janë takuar më 7 shtator në Bruksel, ku kanë njoftuar se kanë hapur diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për çështjet pronësore dhe financiare.

Sipas njoftimit të Presidencës serbe, Vuçiç dhe Irinej biseduan edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republika Sërpska dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!