Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk ka bisedime me Albin Kurtin dhe se është shumë i shqetësuar për serbët në Kosovë.
“Nuk ka bisedë, as normalitet, as nder, as fjalë me Kurtin, jam shumë i shqetësuar për njerëzit tanë në Kosovë”, tha Vuçiç në një dalje të ftuar në TV Prva.
Ai shtoi se Perëndimit nuk i intereson kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë. Vuçiç thotë se ka pyetur ndërkombëtarët se pse Dushan Obrenoviç është ende në paraburgim, kur dihet se ai është i pafajshëm.
“Ai dhe të tjerët u arrestuan me urdhër të Kurtit dhe pasardhësit të tij Sveçla.Mos gënjeni se ka arsye. Ai u tërhoq zvarrë në grup nga ushtarët e NATO-s, nuk e ngriti dorën.”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al