Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem me Thaçin

schedule21:17 - 30 Qershor, 2020

schedule 21:17 - 30 Qershor, 2020

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç këtë të martë ka deklaruar se ëhstë gati që të takohet me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme.

Vuçiç në një intervistë për portalin e Brukselit, “Politiko”,  ka thënë se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, përkundër propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë Vuçiç është shprehur se dëshiron të fillojë një dialog me ndërmjetësimin e BE-së, i cili është ngecur për më shumë se një vit.

Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë”, është shprehur kreu i shtetit serb.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

NDërsa pyetjes nëse do të takohet me Thaçin nëse do të ishte i përfshirë në dialog, Vuçiç tha se kjo nuk varet prej tij, por nga liderët e Kosovës./abcnews.al