Vuçiç: Jam i frikësuar nga fiksimi i Kosovës për veriun e Mitrovicës

schedule13:38 - 15 Korrik, 2018

schedule 13:38 - 15 Korrik, 2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se ndihet i shqetësuar nga fiksimi i Kosovës për Veriun e Mitrovicës. Sipas tij, raundi i fundit i dialogut me Prishtinën ishte pozitiv. Ndërsa aty ka paralajmëruar presidentin Thaçi dhe Brukselin që të mos ketë përpjekje për të marrë me forcë veriun e Mitrovicës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk shqetësohet shumë për deklaratat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por thotë se është i shqetësuar me obsesionin e Prishtinës për veriun e Kosovës. Vuçiç, duke komentuar deklaratën politike të Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët kërkuan që shqiptarët e Luginës të gëzojnë të drejtat e njëjta me serbët në Kosovë dhe të përfshihen në dialogun e Brukselit, u tha gazetarëve se shpesh vijnë deklarata të ndryshme, por ato nuk i bëjnë përshtypje.

Aleksandër Vuçiç: “Më shqetëson fakti kur nuk dakordohemi për diçka në Bruksel, por dola i lumtur nga raundi i fundit , sepse në vendin tonë nga ngjarjet e shumta nuk keni kohë të analizoni çfarë ka ndodhur. Është mirë të flas me ju, sepse mendoj se me këtë kemi mbrojtur sigurinë e popullit tonë në veri. Kushti im për bisedë ishte i qartë dhe u thashë shqiptarëve dhe evropianëve se kushti i Serbisë është të mos ketë sulm ndaj serbëve, të mos ketë tentim për marrjen e territorit në veri dhe arrestime sipas qejfit të dikujt”.

Vuçiç, më tej foli edhe për arrestimin e 5 serbëve nga autoritetet e Kosovës, të cilët u ndaluan për dyshimet se bënin presion ndaj pjestarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Presidenti serb njoftoi se kishte porositur lirimin e tyre ose në të kundërt do të ndërpriste dialogun. Gjithashtu njofton se Serbia ka shërbimet e saj në Veri të Mitrovicës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!