Vuçiç ironizon paraqitjen e Haradinajt në Hagë

schedule19:12 - 24 Korrik, 2019

schedule 19:12 - 24 Korrik, 2019

Ka reaguar presidenti serb duke e përcjellë me ironi paraqitjen në Gjykatën e Hagës të Ramush Haradinajt. Vuçiç ka thënë se Serbia do ndihmojë në mirëqenien e qytetarëve të saj që jetojnë në Kosovë, pavarësisht se nuk ka sovranitet në shtetin që nuk pranon të njohë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar me paraqitjen në Gjykatën në Hagë të kryeministrit në dorëheqje të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka qenë i ftuar si i dyshuar.

Vuçiç ka pyetur në një intervistë, nëse do të ketë edhe koktej rasti dhe sa shpejt paska arritur të largohet. Ai u ka thënë serbëve që Serbia do të luftoj për mirëqenien e tyre në Kosovë, por sipas tij, nuk duhet të presin shumë drejtësi pasi kjo nuk ka ndodhur deri më tani për Serbinë dhe serbët.

“Ne serbët duhet të qëndrojmë dhe të kuptojmë që lotët tanë nuk kanë prindër dhe nuk do ta gjejnë në botë. Jam krenar kur forcojmë vendin tonë pasi me këtë e forcojmë edhe pozitën e serbëve në Kosovë dhe nuk duhet të humbim kontrollin. Me ne të gjithë tani flasin, kurse me ata gati askush nuk flet”, tha Vuçiç.

Shtypi serb ka raportuar për dëgjimin e Haradinajt nga kjo gjykatë dhe për një pjesë prej tyre ka qenë i befasishëm largimi i shpejt. Haradinaj gazetarëve u ka folur edhe në gjuhën serbe. Politika në Serbi megjithatë e ka idenë të forcohet për negociata, por Vuçiç ka theksuar se Serbia nuk e ka sovranitetin në Kosovë.

“Që prej vitit 1999 nuk kemi sovranitet në Kosovë dhe Metohi, po flas për monopolin e pranisë ushtarako-policore. Prej vitit 2008 ata kanë marrë kontrollin si një shtet dhe shteti ynë ka heshtur, bashkë me ta edhe qeverisja e atëhershme në Serbi. Por, në do të ndihmojmë serbët e Kosovës”, u shpreh Vuçiç. 

Vucic ka thënë edhe për shtypin serb se procesi ndaj Haradinajt mund të ishte një farsë dhe Serbia nuk pret asgjë pasi gjykata e mëparshme në të cilën ka qenë ish-kryeministri i Kosovës, ka qenë gjykatë politike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!