Vuçiç i prerë: Qeveria e re serbe nuk do të jetë kundër Rusisë

schedule13:14 - 16 Korrik, 2022

schedule 13:14 - 16 Korrik, 2022

“Qeveria e re e Serbisë nuk do të jetë kundër Rusisë”. Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që përballet me presionet e Perëndimit për të sanksionuar Vladimir Putinin, i cili pushtoi Ukrainën.

Pavarësisht kësaj, Vuçiç duket se e ka bërë të qartë se nuk do të ketë ndryshim të qasjes së tij me Rusinë në të ardhmen.

“Çfarë lloj qeverie do të ketë, do të jetë një qeveri serbe që do të kujdeset për interesat e Serbisë, dhe sigurisht do të jetë një qeveri që do të punojë shumë për anëtarësim më të shpejtë në BE. Ne do të punojmë me shpejtësi në rrugën evropiane të Serbisë.

Qeveria nuk do të jetë antiruse dhe do të mbrojë miqësinë tonë tradicionale. Ajo që duhet të mbajë qeveria është barra e pavarësisë dhe kjo duhet të jetë trashëgimia e çdo qeverie të ardhshme. Ne do të udhëheqim politikën tonë. Do të ketë presione dhe neve na takon të marrim vendime për interesin e popullit tonë. Interesi i Serbisë duhet të jetë para interesit personal”, theksoi presidenti serb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!