Vuçiç i përgjigjet Ramës: Është e pamundur të përulni Serbinë

schedule21:37 - 5 Tetor, 2020

schedule 21:37 - 5 Tetor, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Lideri serb është pyetur nga Tanjug, që është agjensia zyrtare e lajmeve, qe kontrollohet nga qeveria lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë konferencës me kryeministrin Avdullah Hoti, fill pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Vuçiç thekson se është e pamundur që shqiptarët të zgjidhin problemet me presion nga jashtë.

“Unë nuk ndoqa me kujdes çdo gjë që dikush thotë, përfshirë Edi Ramën, veçanërisht njerëzit në Prishtinë. Unë nuk e di se çfarë të them sepse kjo është për nevojat e tyre të brendshme dhe pastaj dikush këtu përgjigjet. Mundohem të mos them gjëra serioze sepse është e rëndësishme të jetosh në paqe me shqiptarët. Eshtë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë dhe unë thashë në Uashington dhe Bruksel se nuk ka çekan te hekurt që ata të marrin atë që dëshirojnë. Është  e pamundur që ju të zgjidhni problemet tuaja me presion nga jashtë.

Dua te them vetëm një gje, jo sepse kam frike të flas për gjerat e këqija dhe të vështira, por sepse mendoj se është me shumë rëndësi qe të jetojmë në paqe me shqiptarët.  Dhe ata për çdo ditë të fyejnë Beogradin dhe Serbinë, të sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë, dhe të mendojnë se dikush në botë të ketë fuqinë të na detyrojnë të bëjmë diçka të tillë. Nëse doni zgjidhje me kompromis, nëse doni të bisedojmë, ne jemi të gatshëm, por nëse doni që me presion me jashtë të zgjidhni të gjitha problemet tuaja, dhe të përulni Serbinë, kjo është e pamundur“, është shprehur Vuçiç.

Ditët e fundit ka pasur një përplasje mes kryeministrit Rama dhe ministrit ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për “Shqipërinë e Madhe”.

Në një reagim të tij, Rama tha se ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!