Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vuçiç, i përfshirë në krime lufte në Sarajevë”, Gazetari Margetic: Ka qenë vullnetar në varrezat hebre

schedule17:29 - 25 Nëntor, 2025

schedule 17:29 - 25 Nëntor, 2025

Gazetari Italian Ezio Gavazzeni që bëri të mundur nisjen e hetimeve nga prokuroria e Milanos për rastin “Sarajevo Safari” thotë për ABC News se në këto ngjarje në Bosnje janë përfshirë njerëz të pasur italianë dhe amerikanë. Në War Report ai solli dëshmi tronditëse nga dosja e vrasjeve të civilëve në Bosnje në fillim të viteve 90. Sipas gazetarit edhe rusë kanë qenë të përfshirë në këto krime ndaj boshnjakëve.

Gazetari Domagor Margetic në lidhje live nga Kroacia tha se ka prova që Vuçiç është përfshirë në krime në varrezat hebre në Sarajevë. Margetic shtoi më tej se Vuçiç ka shkuar si ushtarak vullnetar në vitet 90 dhe madje këtë gjë e ka pohuar në intervista për mediat e kohës.

“Rastet e krimeve të luftës që kam investiguar më parë dhe më pak fakte janë mjaftyeshgme për të dënuar Vuçiç. Ne kemi shumë prova që lidhin Vuçiç me safarin e njerëzve në Sarajevë, ai ka qenë atje në 1992.

Babai i tij politik në dy nga deklaratat e tij ka thënë se ai ishte ushrarak vullnetar dhe ka qenë në varreza. Në ‘92 gazetarët kanë takuar Vuçiçin në varrezat hebre dhe ai ka dhënë vetë një intervistë në vitin 1994 për gazetën Duka në Beograd. Ka thënë se kur ka nisur lufta ka shkuar si ushtarak vullnetar dhe është vendosur në pozitën e varrezave hebre në Sarajevë.

Vuçiç ka qenë aty kur safaret e njerëzve organizoheshin dhe ka qenë në një pozitë ekskluzive. “ / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!