Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç ka treguar për herë të parë në një intervistë në televizionin publik RTS, ndjesitë dhe sikletet që përjetoi një natë para takimit në Uashington.
Vuciç u shpreh se vendi që ai drejton nuk ka pasur përkrahje nga SHBA në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.
“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht. Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata. Mjafton që ata të thonë, ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, u shpreh Vuçiç.
“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë.”
Po ashtu, presidenti serb tha se delegacioni serb nuk shkoi në SHBA për një fitore të madhe, kjo pasi, sipas tij, ato janë arritur në luftë.
“Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”. /abcnews.al/