Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të shtunë ka zhvilluar një bisedë telefonike me , presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku i ka folur në lidhje me zhvillimin e situatës në veri të Kosovës.
Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se ka kërkuar nga Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të kthehen sa më parë në bisedime.
“I kërkova Macronit të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të ndalojë të gjitha përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situates e pakuptimtë” , shkruan Vuçiç në Instagram.
Ndër të tjera ai shprehet se dhuna e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar.
“Dhuna tani e fshehtë e drejtuar kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi po largon gjithnjë e më qartë çdo mundësi për një bisedë të qytetëruar dhe qasje për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, shkruan ndër të tjera presidenti serb./abcnews.al