Vuçiç falenderon Rusinë për forcimin e ushtrisë

schedule14:35 - 26 Tetor, 2019

schedule 14:35 - 26 Tetor, 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falënderoi Rusinë për dërgimin e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

“U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, është shprehu Vuçiç.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi. Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçiç tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.

“Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç.

Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke. Ndërkohë të premten, Serbia nënshkroi edhe marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!