Vuçiç: Duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja në Beograd

schedule14:25 - 2 Mars, 2024

schedule 14:25 - 2 Mars, 2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Beograd. Mediat serbe citojnë Vuçiç të ketë thënë se ka këshilluar kryesinë e Partisë Progresive Serbe (SN) që të shkojnë në zgjedhje të reja në Beograd, të cilat mund të mbahen në muajt në vijim.

“Ne e ushqejmë dhe e ruajmë demokracinë për hir të vetvetes. Këshilla ime është që ta merrni parasysh atë që do ta them tani. Që të mos kemi përsëritje të vitit 2008 dhe dikush të thotë se qeverisja juaj s’ka legjitimitet sikur në kohën mes DP dhe SPS-it. E di që ju e keni shumicën, por është shumë e rëndësishme të shkoni në zgjedhje të reja. Më mirë të humbni edhe qeverisjen, si do që të ndodhë, sesa të etiketoheni si hajdutë të zgjedhjeve siç kishin bërë ata në vitin 2008”, ka deklaruar presidenti serb.

Vuçiç shtoi gjithashtu që të bëhet një analizë e detajuar dhe e plotë në lidhje me rekomandimet nga raporti i ODIHR-it për zgjedhjet në Serbi dhe të fillojë menjëherë zbatimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!