SERBI- Mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në Beograd në protestën e organizuar nga opozita” “Serbia kundër dhunës” është slogani i protestës.
Në atë që po konsiderohet ndër protestat më të mëdha ndonjëherë në Serbi, protestuesit kanë shprehur zhgënjimin ndaj autoriteteve për reagimin, pas vrasjeve që ndodhën në maj në Serbi.
“Vuçiç, dorëhiqu” e “Vuçiç, largohu” ishin thirrjet e protestuesve para Parlamentit e Qeverisë së Serbisë.