Vuçiç do të bisedojë në telefon me Putin

schedule19:02 - 24 Maj, 2022

schedule 19:02 - 24 Maj, 2022

Rusia e konsideron Serbinë prioritet të saj. Këtë e ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov ka folur edhe për një takim të mundshëm mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit paralajmëroi për një bisedë me liderin rus.

Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, Peskov deklaroi se bisedimet mund të zhvillohen nëse është e nevojshme.

“Deri më tani nuk janë planifikuar bisedime në ditët në vijim, por kjo nuk do të thotë se bisedime të tilla nuk mund të organizohen shumë shpejt. Ju e dini që kontaktet me Beogradin janë prioriteti ynë, ata janë aleatët tanë dhe një vend mik, kështu që bisedimet do të zhvillohen nëse është e nevojshme”, tha Peskov.

Vuçiç ka deklaruar së fundi se do të bisedojë me Putinin këtë javë dhe se nuk është i sigurt se çfarë do t’i kërkojë Putini, shkruan Nova. rs.

“Unë nuk mund ta di se çfarë do të më pyes Putini, por e di se çfarë do t’i përgjigjem. Për mua, tre pyetje, ose tre gjëra janë vendimtare – sasia e gazit, çmimi i gazit dhe siguria e furnizimit”, ka thënë Vuçiç. /GazetaExpress/