Kosova refuzon vizitën e krerëve të Serbisë

schedule12:07 - 21 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 21 Nëntor, 2020

Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e krerëve të shtetit serb për të vizituar Kosovën gjatë ditës së sotme.

Siç raporton Express,Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dërguar të enjten kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!