“Vuçiç dhe Dodik dy figura që përdoren nga Moska”, Bedri Elezi: Bisedë e fshehtë, Vuçiç do marrë urdhra nga Putin

schedule17:33 - 8 Maj, 2025

schedule 17:33 - 8 Maj, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u nis sot drejt Moskës në një takim “kokë më kokë” më Presidentin rus, Vladimir Putin. Udhëtimi i tij i shumëpërfolur drejt Rusisë zhvillohet në kuadër të Paradës së Fitores, ceremonisë së famshme ushtarake, që Rusia mban çdo vit në 9 maj, si festë përkujtimore ndaj fitores ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

“Balkan Update” në ABC News, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se Vuçiç iu bind presionit që mori nga Vladimir Putin dhe kundërshtoi paralajmërimet e BE-së për të mos shkuar në Moskë.

Elezi shtoi se Vuçiç dhe Dodik janë dy figura që përdoren si “marioneta” në duart e Putin, dhe se synimi i tyre është destabiliteti në rajon.

“Në fakt presioni i Moskës zyrtare bëri që Vuçiç që të arrinte në Moskë. Vuçiç tha se i ishte pamundësuar fluturimi në dy vendet e tjera, ishte një aktrim, dhe bashkë me aleatin e tij shkuan në Moskë. Në fakt SHBA kishin kërkuar nga Vuçiç që të mos merrte pjesë në Moskë. Presidenti Serb nuk dëgjoi paralajmërimet në BE. Bashkë me Dodik mbeten dy figurat që do të përdoren nga Moska. Takimi është klasifikuar si një bisedë e fshehtë dhe do të marrë urdhra konkretë nga shefi i tij Putin. Madje mund të përdorë serbët në katër komunat serbe në Kosovë, për të shkaktuar destabilitet dhe hedhë poshtë  të gjitha përpjekjet e SHBA për stabilitet në rajon”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!