Vuçiç dhe Brnabiç në Bruksel: Dialogu vazhdon pas heqjes së taksës

schedule15:36 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 15:36 - 19 Dhjetor, 2018

Deri në momentin që taksa ndaj produkteve serbe do të jetë në fuqi, nuk do të ketë dialog me Kosovën. Deklarata u bë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Bruksel me presidentin e KE-së Donald Tusk.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk është takuar në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiç. Presidenca serbe ka konfirmuar me anë të një deklarate për media se në këtë takim u diskutua për situatën në rajon, dhe taksën e vendosur nga Prishtina për produktet serbe; por dhe për integrimin europian të Serbisë.

nga ana e tij kreu i shtetit serb Vuçiç, theksoi se Serbia mbështet fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal. Por sipas tij dialogu me Kosovën është bllokuar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, vendim këtë që Vuçiç vazhdon ta quajë të paligjshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka përkrahur qëndrimin e Serbisë për marrëdhëniet me Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!