Vuçiç deklaroi se s’do t’i vë sanksione Rusisë, i përgjigjet ambasadori rus në Beograd

schedule10:43 - 26 Shkurt, 2022

schedule 10:43 - 26 Shkurt, 2022

Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat komnbëtare të Rusisë dhe e kupton pozicionin e saj nën presion për të vendosur sanksione ndaj Moskës, thotë ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko.

Ai tha se Moska s’kërkon asgjë nga Beogradi, pasi sipas tij e di konsistencën e presidentit Aleksander Vucic dhe pozicionin e tij themelor në çështje kyçe siç është zhvillimi i Serbisë dhe sjellja e tij në politikën e jashtme.

Presidenti serb, Aleksander Vucic dje u deklarua për luftën në Ukrainë duke thënë që respekton integritetin territorial të Ukrainës por nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës siç kanë bërë të gjitha shtetet e BE-së përfshirë edhe Kosovën.

Vucic ka thënë se i konsideron rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror.

Kharchenko thekson se ekziston një dialog konfidencial dhe gjithëpërfshirës mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, bazuar në respektin dhe besimin e thellë reciprok dhe se Serbia ka interesat e saj kombëtare, për të cilat, thotë ai, presidenti Vuçiq ka folur. rreth disa herë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!