Vuçiç bisedë telefonike me Von der Leyen, e informon për dialogun me Kosovën

schedule13:28 - 1 Mars, 2023

schedule 13:28 - 1 Mars, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën ka shkëmbyer mendime për situatën aktuale në rajon,  reformat e nevojshme, si dhe ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Von der Leyen ka theksuar se e ardhmja e Serbisë është në BE dhe ka kërkuar që të ndërmerren hapa të mëtejshëm të rëndësishëm në këtë rrugë.

“Vuçiç e informoi presidenten Von der Leyen për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj bisedimeve nën kujdesin e BE-së dhe gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve, me kufizime të përcaktuara qartë, të gjitha me synimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në postimin e presidentit serb në rrjetet sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.

Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiç nuk e bëri. Ndërsa Vuçiç nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!