Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi këtë të enjte një bisedë telefonike me presidentine Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç u shpreh se e informoi Erdogani për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Vuçiç dhe Erdogan diskutuan gjithashtu çështjet rajonale dhe ranë dakord se paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.
“Bisedë konstruktive me presidentin e Turqisë, Erdogan. E kam informuar për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë”, shkroi Vuçiç në Instagram.
View this post on Instagram