Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën dhe ndërkombëtarët se duan “poshtërimin e Serbisë”. Ai pretendoi se qëllimi i palës kosovarë është që ta paraqesë kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas, Zelenskyn ndërsa atë si liderin rus, Vladimir Putin.
“(Shqiptarët) Ata duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata i dinë që nuk është konflikt me ta. Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë.
Dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe…Ata nuk duan në asnjë mënyrë që të rregullohen marrëdhëniet dhe gjërat të normalizohen në regjion sepse ata nuk duan normalizim, të gjithë ata [komuniteti ndërkombëtar dhe Kosova] së bashku duan poshtërimin e Serbisë”, tha Vuçiç./abcnews.al