Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se nuk ka shtensionim të situatës në Kosovë, sepse mungon vullneti i Prishtinës.
Vuçeviç u shpreh se Serbia nuk ka bërë asgjë për ta përkeqësuar situatën në terren, por ka dërguar mesazhe për të qetësuar situatën dhe për të gjetur një kompromis, shkruan Euronews Serbia.
“Nuk do të futem në atë kurth dhe shkëmbim të vazhdueshëm tezash që duhet nga të dy palët, nuk di çfarë të bëj. Nëse dikush ka qenë tolerant dhe më se normal, kanë qenë serbët në Kosovë. Ishte Serbia, nëse dikush dërgonte mesazhe në drejtim të qetësimit të situatës, vullnetit të mirë, kërkimit të kompromisit, atëherë është pala serbe”, theksoi ai./abcnews.al