Vuani nga infeksionet? Zbuloni disa antibiotikë natyralë si kura alternative

schedule11:18 - 18 Nëntor, 2021

schedule 11:18 - 18 Nëntor, 2021

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për infeksionet.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa antibiotikë natyralë si kura alternative, të cilët lidheshin drejtpërdrejt me ushqimin dhe dietën tonë që konsumojnë.

Për t’i luftuar infeksionet ne do të marrim masat tona. Masa e parë është që ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në dietën tonë ushqimore. Unë nuk lodhem së këshilluari që gjëja e parë duhet ta kërkojmë këtë gjë te vetja te ushqimi, sepse trupi jonë i dalur nga perëndia është perfektë, pa probleme. Duke ecur gjatë rrugës ne përballemi me kushte natyrale dhe ushqimet që marrim. Këto të dyja e komplikojnë jetën dhe sa më pak të kujdesshëm të tregohemi për veten tonë, aq më shumë mundësi infektimesh kemi. Pasi ka raste që infektimet e trupit i lufton vetë trupi dhe raste të tjera kur kjo bëhet shumë problematike. Në këtë infeksion ne duhet të ndjekim disa hapa:

Hapi i parë është që ne duhet të rregullojmë dietën tonë ushqimore. Të ndryshojmë nga ajo rutina e përditshme e të ngrënit një byreku apo një sanduiçi dhe të ngrënit e ushqimet e shëndetshme.

Hapi i dytë është që ta ndihmojmë ushqimin me disa elementë shtesë siç janë: mjalti, disa lloje të ushqimeve si sallatat jeshile dhe kryesisht të natyrës, mundësisht të egra në natyrë. Të tjera janë çajrat e ndryshëm si xhinxher, çaji i rigonit.

Nuk duhet të lëmë pa përmendur se edhe uthulla e mollës është një avantazh shumë i madh në luftën kundër infeksioneve. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë një ilaç të natyrës, që bëhet fjalë për hudhrën, është antibakterial që na mbron shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!