Vuani nga alergjitë e pranverës? Ilaçi në shtëpi që do t’ju qetësojë

schedule13:40 - 3 Maj, 2022

schedule 13:40 - 3 Maj, 2022

Për shumicën, pranvera mund të jetë periudha më e bukur e vitit, por të tjerët vuajnë nga fillimi i prillit deri në fund të majit.

Po flasim për të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë e pranverës dhe çdo stinë e tillë është vërtet e vështirë. Rrjedhje nga hunda, kruajtje, kollitje, lotim të syve dhe hundë të  bllokuar. Nëse sapo kemi përshkruar situatën në të cilën ndodheni për momentin, ja diçka që ju intereson.

Më poshtë ju prezantojmë një pije natyrale, ilaç për alergjinë pranverore me hithra. Kjo barishte e veçantë i përket atyre që luftojnë ndjeshëm simptomat e bezdisshme të alergjisë.

Përbërësit:

  • 10 gr. hithra (rreth një lugë gjelle)
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë mjaltë

Përgatitja

Zieni ujin në një xhezve mesatare dhe shtoni hithrën. Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe shtoni mjaltin.

Konsumojmë dy herë në ditë.

Ekstrakti i hithrës është i ndaluar për gratë shtatzëna dhe ato që marrin trajtim për presionin e lartë të gjakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!