Pas dëmtimit të “kollosit” të mbrojtjes, Ronald Araujo, tashmë tekniku Xavi do të vuajë dhe një tjetër mungesë në “organikën” e tij, po të rëndësishme sa mungesa e uruguajanit të mbrojtjes.
Bëhet fjalë për “dirigjentin” e mesfushës, Pedri, i cili, pavarësisht se klubi nuk dha një datë zyrtare se kur do të kthehet në fushën e lojës, pritet të mungojë për rreth 1 muaj e gjysmë, pas një dëmtimi në kofshën e tij të djathtë.
Tashmë, tekniku i “katalanasve” duhet të bëjë në ndeshjet e radhës pa “yllin” e tij të mefushës, teksa në 3 javët e ardhshme do të kenë kundërshtarë jo pak të lehtë për t’u mundur, si Villarreal, Osasuna e Real Betis. /i.m /abcnews.al