Vuan ushtria ruse, Putin humbet komandantin e 15-të të lartë në pushtimin e Ukrainës

schedule10:55 - 23 Mars, 2022

schedule 10:55 - 23 Mars, 2022

Vladimir Putin thuhet se ka humbur një komandant të 15-të të lartë që nga fillimi i luftës së tij me Ukrainën. Bëhet fjalë për kolonelin Alexei Sharov.

Vdekja e kolonelit Alexei Sharov vjen ndërsa Rusia vazhdon të vuajë masakrën e saj më të keqe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sharov ishte komandant i Urdhrit të Gardës 810 të Veçantë të Brigadës Zhukov të Korpusit Detar të Rusisë.

Ai u vra në Mariupol, ku më shumë se 200,000 njerëz janë të bllokuar në qytetin jugor të Ukrainës .

Qyteti po shkatërrohet nga forcat rrethuese të Vladimir Putinit, të cilët po luftojnë me rezistencë të ashpër ukrainase.

Vdekja e Sharov u zbulua nga oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan në llogaritë e tij në mediat sociale. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!