Një vajzë nga Franca që vuan nga një problem i rëndë i shëndetit mendor dëshiron t’i japë fund jetës së saj. 23 -vjeçarja Olympia e cila ndiqet mbi 250 mijë përdorues, postoi një video ku u shpreh për dëshirën për t’u eutanizuar.
“Në tremujorin e fundit të vitit 2023 do të përdor vetëvrasjen e asistuar në Belgjikë. Tashmë jam në kontakt me mjekët”, tha Olympia.
Ajo vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit. Me fjalë të tjera, ajo ka 40 personalitete të ndryshme, një gjendje që tashmë ajo ndihet e lodhur dhe nuk e përballon dot më.
Ajo është tani në Belgjikë ku vetëvrasja e asistuar është e ligjshme, por, ajo pretendon, se nuk po e lejojnë t’i japë fund jetës së saj duke thënë se klinikat nuk janë ofrues të eutanazisë.
“Nuk është diçka për t’u biseduar. Është jeta ime. Është një vendim që kam marrë, dhe ka qenë i vështirë për ta marrë”, tha ajo.
Mjeku tek i cili është drejtuar është Yves de Loch i cili ka kryer 100 eutanazia te pacientët.
“Nuk e quaj vdekje për pacientin, i jap fund agonisë, vuajtjes së tij. Kujdesem për çdo detaj të fundit, por nuk mendoj se po e vras”, tha doktori.
Siç shpjegon ai duke folur për “Parisien”, doktori që dyshohet se i është drejtuar Olimpia, ka hedhur poshtë pretendimet e saj duke thënë se diskutimet e tyre nuk kanë shkuar në një fazë të tillë.
“Nuk e kam parë ende dosjen e saj mjekësore, por i kam lexuar emailet që më ka dërguar. Ne mund të eutanizojmë të rinjtë, por ata kanë nevojë për certifikata ose dokumente mjekësore nga bordi psikiatrik që vërtetojnë se pavarësisht trajtimeve, është e pamundur të kurohet. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për të”, shtoi doktori .
Procesi mund të zgjasë shumë muaj apo edhe vite përpara se dikush të ketë akses në shërbimet e asistuara të vetëvrasjes.
“Jeta ime nuk është një film, jeta ime nuk është një serial Netflix. Nuk mund të flasim për fundin. Nuk mund të diskutojmë se si do të përfundojë. Nuk është njerëzore të bësh një gjë të tillë”, tha doktori.
Lajmi bëhet i ditur pas vdekjes së diskutueshme të një gruaje 23 -vjeçare, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ajo zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj në Belgjikë në vitin 2022. Gjithashtu 23-vjeçarja Shanti De Corte kishte pretenduar shqetësime të padurueshme mendore pasi ishte sëmurur psikologjikisht si dëshmitare e sulmit të ISIS në aeroportin e Brukselit në vitin 2016. Siç pretendonte ajo mund të mos e kapërcejë atë që pa me sytë e saj. Pavarësisht seancave dhe mjekimeve, ajo zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj në maj 2022. /abcnews.al