Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuan fazën e katërt të kancerit, rrëfehet aktorja: Ndihem sikur jam e shëndetshme

schedule13:16 - 2 Tetor, 2020

schedule 13:16 - 2 Tetor, 2020

Kur Shannen Doherty mori vesh se ishte prekur nga kanceri i gjirit, ajo shpresonte që makthi i saj do të merrte fund. Së fundmi, aktorja ka folur për shëndetin e saj mes betejës së vazhdueshme me fazën e 4 të kancerit.  Në një intervistë me Elle, ylli i “Beverly Hills” tregoi se sëmundja kishte përparuar shumë dhe se kjo e kishte bërë t’i vlerësonte më shumë gjërat në jetë.

Doherty u diagnostikua me tumor në vitin 2015, dhe u shërua në vitin 2017, por më pak se dy vite më pas sëmundja iu rishfaq sërish.  Aktorja rrëfeu se ka planifikuar t’ju shkruajë letra të dashurve të saj për treguar rëndësinë që kanë për të. “Kjo është diçka që duhet të bëj. Ka gjëra që duhet t’i them mamasë time. Unë dua që burri im të dijë se çfarë ka thënë për mua.”, tha ajo e përlotur.

shannen doherty

Por sa herë që vjen koha që ta bëj, ndihem kaq keq. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme. Është e vështirë të përfundosh punët e tua kur ndihesh sikur do të jetosh edhe 10 ose 15 vite të tjera.”, shkroi aktorja. xh.d/abcnews.al

shannen doherty

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!