Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Lulzim Berishës për të marrë pjesë sot në varrimin e të atit, për rreth 4 ore.
Ish-kreu i Bandës së Durrësit do të dalë nga qelitë e paraburgimit nën masa të rrëpta sigurie, që të marrë pjesë në varrimin e babit për t’u rikthyer sërish ne oren 16:00.
Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë në dhjetor te vitit 2023 dhe u ekstradua në Shqipëri më 18 mars. Me rikthimin në Shqiperi, Lulzim Berisha ka dy llogari me drejtësisë, përmbylljen e dënimit të vjetër dhe gjykimin për vrasjen e 2005-ës të Klodian Saliut i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.
/ abcnews.al /

