Kingsley Coman është një lojtar i talentuar, por dëmtimet e shpeshta ia kanë nxirë jetën lojtarit të Bayern Munchen. 23-vjeçari ka vuajtur shumë, por situata e vështirë e ka forcuar dhe pjekur. Në një prononcim për Eurosport, lojtari i shpejtë i krahut të majtë të sulmit, flet rreth dëmtimeve të tij të rënda dhe kalvarit të tij.
“Kam pasur një vidë në këmbë për gjashtë javë radhazi dhe riaftësimi ka qenë shumë i vështirë, kështu që nisa t’i bëja pyetje vetes. Nëse dëmtimet do të kishin një distancë prej 1 apo 2 vitesh nga njëri-tjetri, nuk do të kishte ndodhur asgjë, por u dëmtova në të njëjtën kavilje tre herë gjatë një sezoni. Nuk e mora si një dobësi personale, por në kokën time shfaqeshin një mori mendimesh.
Nuk jam plakur ende, por e di çfarë do të thotë të luash çdo tre ditë. Nuk mund të vrapoj gjatë gjithë kohës për 10 ndeshje radhazi. Jam pjekur tashmë dhe e di që duhet të menaxhoj gjendjen fizike. Gjithsesi, rëndësi ka që gjendem në një klub që beson ende tek unë“, përfundon Coman. /abcnews.al