Vritet te dera e shtëpisë 29-vjeçari grek, lidhjet me shqiptarin “e tmerrshëm” Aleks Burreli

schedule21:45 - 26 Qershor, 2020

schedule 21:45 - 26 Qershor, 2020

Një 29-vjeçar grek është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes përpara shtëpisë së tij në Ormidia, provinca Larnaca. 29-vjeçari nuk ishte I panjohur për drejtësinë greke pasi ai ishte dëshmitar okular i vrasjes së katërfishtë në vitin 2016, ku edhe mbeti i plagosur.

Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, babai i dy fëmijëve i quajtur Panajotis Kallitsionis nuk mundi të mbijetonte. Ai  mendohet të jetë qëlluar me një armë gjahu ndërsa autori është larguar me shpejtësi me një motor.

Deri më tani dyshohet se vrasja është për “larje hesapesh”.

Data e zgjedhur nga autorët për të kryer veprën penale kundër 29-vjeçarit, si dhe prania e tij në vrasjen e katërfishtë, shkakton në mënyrë të pashmangshme lidhjen me rastet e tjera të viteve të fundit të kryera gjatë së njëjtës periudhë, raportojnë mediat.

Larjet e hesapeve veçanërisht për çështje droge datojnë që nga viti 2012, por më 23 qershor 2016 opinioni publik qipriot u trondit nga vrasjet në një lokal ku kishte të pranishëm edhe fëmijë. Objektiv ishte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis, në shënjestër të atentateve edhe në të shkuarën, saktësisht katër vite më herët.

Më 23 qershor 2012, u kryen pesë vrasje në Ayia Napa, kur ekzekutorët kishin vendosur një bombë në automjetin e biznesmenit dhe kishin vrarë pesë rojet e tij në bord, por për fat të mirë ai nuk ishte në makinë në atë kohë, duke jetuar edhe 4 vite të tjera. Por, në vitin 2016, biznesmeni, u qëllua për vdekje në një lokal ku po drekonte në një tavernë me çiftin Hatziefthymiou dhe fëmijët e tyre.

Dy ekzekutuesit qëlluan në distancë të afërt dhe arritën të vrisnin biznesmenin, një oficer policie dhe gruan e tij, Skevi Hatziefethymiou. Gjithashtu, një nga dy ekzekutorët, Yani Vogli, u qëllua për vdekje gjatë të shtënave. I dyti, Alex Burelli, mbetet që prej atëherë në listën e më të kërkuarve nga policia qipriotë dhe Interpoli.

Gjashtë persona u dënuan me burg për çështjen e vrasjes së katërfishtë. Në mesin e të dënuarve me burg të përjetshëm është 32-vjeçari Greal Charalambos Andreou, i cili u shpall fajtor për 20 akuza, përfshirë vrasjen e një shqiptari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!