Vritet shqiptari në Spanjë, disa persona e lanë para derës së një spitali

schedule09:44 - 7 Tetor, 2024

schedule 09:44 - 7 Tetor, 2024

Policia spanjolle po heton vrasjen e një shqiptari, që u la pasditen e së shtunës para një spitali në Girona të Spanjës. Mediat vendase raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar, kishte një plagë në kokë dhe ndërroi jetë pasi tre persona me një automjet tip Audi të zi e lanë atë para hyrjes së spitalit Blanes.

Hetuesit kanë nisur të analizojnë kamerat e spitalit dhe ato pranë zonës që mund të kenë regjistruar mjetin, i cili sipas disa informacioneve kishte targa të huaja. Një nga hipotezat që hetuesit po shqyrtojnë është se mund të jetë një ngjarje e lidhur me trafikun e drogës, mes grupeve konkurruese.

Trupi i viktimës do të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë të hënën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar burrin, i cili nuk kishte dokumentacion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!