Vritet një ushtar ukrainas nga rebelët që mbështeten nga Rusia

schedule23:00 - 11 Prill, 2021

schedule 23:00 - 11 Prill, 2021

Ushtria ukrainase  së fundi ka theksuar se një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me artileri të dielën nga rebelët separatisë të mbështetur nga Rusia, ndërsa thellohen ndjeshëm armiqësitë në pjesën lindore të Ukrainës.

Kievi thotë se deri tani 27 ushtarë janë vrarë këtë vit në lindje të vendit, më shumë se gjysma e numrit të atyre që vdiqën gjatë gjithë vitit të kaluar.

Sulmet janë intensifikuar gjatë javëve të fundit ndërsa Rusia ka shtuar praninë e trupave përgjatë kufirit me Ukrainën. Rusia mohon pretendimet perëndimore se ka dërguar trupa në Ukrainën lindore për të ndihmuar rebelët, por zyrtarët thonë se ushtria mund të ndërhyjë nëse Ukraina përpiqet të rimarrë me forcë zonën.

Shtimi i trupave ruse ka ngritur shqetësime të thella në Perëndim. Kryediplomati amerikan Antony Blinken paralajmëroi të dielën se “nëse Rusia vepron në mënyrë të pamatur, do të ketë kosto dhe pasoja”.

Forcat ukrainase dhe sepertaristët e mbështetur nga Rusia janë përfshirë në luftime në pjesën lindore të Ukrainës pasi Moska aneksoi nga Ukriana Gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Më shumë se 14,000 njerëz kanë humbur jetën në konflikt ndërsa kanë ngecur përpjekjet për negociata për një zgjidhje politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!