DIVJAKË- Konflikti për një kanal vaditës ka shkaktuar një viktimë në Divjakë. Një 32 vjeçar, i idnetifikuar si Besmir Kumria është vrarë me thikë në fshatin Kryekuq.
Pas disa orësh ndjekje, policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit Xhesion Toromeni, 25 vjeç për veprap penale Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mësohet se 25 vjeçari goditi me thikë 32-vjeçarin, në ambjentet e njkë lokali në fshatin e tyre, teksa ishte nën shoqërinë e miqve.
Familja e viktimës dhe autotrit ishin në konflikt të vazhduershëm për kanalin vaditës prej dy vitesh.
Babai i autorit ishte goditur me shuplake më heret, nga familjarë te viktimes. Ndërkohë 25 vjeçari ka qenë në emigrim jashtë vendit dhe nuk ishte në dijeni. Ai është kthyer vetëm disa ditë më parë, ku edhe ka mësuar për ngjarjen. Sipas të dhënave nga hetimi, autori dhe viktima nuk njiheshin më parë me njëri tjetrin dhe nuk kanë pasur konflik personal, por familjen e tyre.
Ndërsa në lokalin e fshatit ku janë ndodhur edhe janë përballur, debati mes tyre ka përfunduar në përdorimin e thikës, ku plagët e marfra nga goditja i shkaktuan vdkedjen 32 vjeçarit. Mësohet viktima gjatë verës punonte në jug të vendit. Grupi hetimor vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/abcnews.al

