Vritet me thikë 61 vjeçari shqiptar në Itali, vihet në pranga autori

schedule11:31 - 8 Qershor, 2024

schedule 11:31 - 8 Qershor, 2024

Një 41 vjeçar në Itali është arrestuar për vrasjen e një 61 vjeçari me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Bibbiano të Reggio Emilias.

Shqiptari dyshohet se ka shkuar në banesën e autorit të dyshuar për të gjetur mbesën e tij, por për arsye ende të paqarta, ai është goditur disa herë me thikë kuzhine.

41-vjeçari u arrestua pasi u intervistua nga prokurori i çështjes. Policia sekuestroi edhe një thikë kuzhine, me të cilën autori dyshohet se ka kryer krimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!