Një i ri ka ndërruar jetë pas një sherri mes disa të rinjve në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se i riu është goditur me thikë.
Viktima Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.
Burime thonë se autori është identifikuar si Gazmend Buçpapa.


