Një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Ai është identifikuar si Klaudio Myrtaj dhe punonte për ndërtimin e rrugëve. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Cuneo.
34 vjeçari është gjetur në gjendje të rëndë i shtrirë në një punishte pranë bashkisë së qytetit por ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Cuneos. I riu shqiptar kishte mbërritur në Itali dy vite më parë./abcnews.al