Vritet me armë zjarri shqiptari në Greqi

schedule21:45 - 30 Nëntor, 2023

schedule 21:45 - 30 Nëntor, 2023

Një shqiptar në Greqi është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari, rreth 60 vjeç, është qëlluar në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Identiteti ende nuk bëhet i ditur.

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte në kërkim për përfshirje në organizatë kriminale, drogë, trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja që i morën jetën 60-vjeçarit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen e autorit ose autorëve./abcnews.al