Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri paraditen e kësaj në Podujevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka shtuar se aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve./abcnews.al