FIER– Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Fier. Një efektiv policie është vrarë me armë zjarri në fshatin Baltëz, të Fierit.
ABC News mëson se ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, ndërsa shkak i vrasjes mësohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes efektivit të policisë, i cili shkonte për të marrë shërbimin, dhe autorit.
Autori i identifikuar Asllan Mernica ka vrarë me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, 28 veç punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes sipas dëshmive paraprake me një automjet ngjyrë blu./ abcnews.al