Vritet 45-vjeçari shqiptar në Itali, Dritan Hakaj qëllohet me armë nga një 78 vjeçar italian

schedule09:01 - 27 Tetor, 2024

schedule 09:01 - 27 Tetor, 2024

Një 45 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian 78- vjeçar.  Viktima është identifikuar si Dritan Hakaj, ndërsa autori është Walter Budri, shtetas italian.

Ngjarja është shënuar të shtunën e 26 tetorit përpara banesës së pensionistit  Itanian ne veri te qytetit te Milanos Mediat italiane shkruajnë se viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit te krimit.

Nga hetimet e para Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte pensionisti Italian  me gruan e tij , gjithashtu shtetase shqiptare.

Por në orën 3 të mëngjesit te se shtunes 45-vjeçari Dritan Hakaj mbërriti  i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan e pensionistit Italian , përballë djalit të saj 11-vjeçar, të cilin e kishte pasur nga një lidhje e mëparshme. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj, I cili me një pistoletë  Beretta 22 qëllon 2 herë në ajër për të trembur ‘të dashurin e gruas’ shkruan Corriere della Sera 

Viktima del nga apartamenti dhe zbret shkallët në tentativë për tu larguar, ndërkohë I moshuari e ndoqi me ashensor dhe të dy u takuan në katin e parë, ku ka pasur dhe një tjetër përleshje mes të dyve si dhe një plumb tjetër në ajër. Katër gëzhoja pistolete janë gjetur në vendngjarje nga policia, ndërsa njëra ka goditur 45 vjeçarin në gjoks.

I moshuari është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje pasi në dëshminë e parë për policinë tha se e kishte qëlluar pas sherrit me 45 vjeçarin, ndërsa dha një dëshmi tjetër për prokurorët.

Edhe arma e cila mbahej pa leje nga i moshuari në shtëpi është sekuestruar. Viktima ishte banues në Milano, i papunë, me precedentë në trafikun e drogës, prostitucionit dhe vjedhje./abcnews.al