Emisioni “Real Story” mbrëmjen e kësaj të martë në ABC Neës fokusohet tek atentati kriminal, që ndodhi në zonën e “Rinasit”, ku mbeti i vrarë krahu i djathë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri) , i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë.
Gazetari i kronikës së zezë në ABC News, Ervin leka tha se ka dyshime që grupi i atentatorëve të ketë pasur një person që u jepte informacione nga brenda aeroportit, pasi informacionit ishin precize, koha dhe vendi i veprimit. Ai shtoi se fakti interesant ishte djegia e makinës në fshatin Haliaj në Krujë. Sipas Lekës makina është lënë në marsh, në lëvizje, për të vështirësuar punën e policisë.
Ervin Leka: Dyshimi i grupit hetimor është që mund të kenë pasur një person Brenda aeroportit që i kanë ndihmuar. Një fakt është edhe mënyra e largimit të autorëve, e kanë njohur mirë zonën e fshatit Halil. Fakti interesant është makinën e lanë në marsh, në lëvizje të lirë, në mënyrë që të vështirësonin punën e policisë, ose për t’u dhënë më shumë kohë për t’u larguar. Informacioni ka qenë perfekt dhe shumë koncizë.

