Rusët i bombarduan shtëpinë, ndërron jetë gazetarja ukrainase

schedule11:51 - 29 Prill, 2022

schedule 11:51 - 29 Prill, 2022

Gazetarja dhe producent ja ukrainase e “Radio Evropa e Lirë” Vira Hyrych ndërroi jetë, pasi shtëpia e saj në Kiev u sulmua nga raketat ruse.

Sulmi me raketë ndodhi ditën e djeshme, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet nën rrënoja mëngjesin e sotëm.

Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018. Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.

Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri.

Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital. Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën e njëjtë kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!